Nga Bota
13 September 2021
Imami arab në Gjermani e urren flamurin shqiptar: Hidheni në koshin e plehrave

Një imam i quajtur Abu Rumaisa, i cili shërben në xhaminë e Braunschweig në Gjermani, gjatë një ligjërate e të tij iu ka bërë thirrje shqiptarëve qe e frekuentojnë këtë xhami që flamurin shqiptar ta ‘hedhin në koshin e plehrave’.

Një person e kishte pyetur se a mund ta mbajë një aksesor me flamurin shqiptar që ia kishte dhuruar një shqiptar.

“Hidhe në bërllog”, u përgjigj menjëherë imami Abu Rumaisa duke shtuar se ky flamur përfaqëson qafirat dhe jo myslimanet dhe është kundër islamit.

Si ka ardhur tek ky përfundim ky imam nuk dihet.



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata Kushtetuese i jep 34 ditë Kuvendit për zgjedhjen e presidentit25 March 2026
Nikolloski: Autostrada Ohër-Kërçovë do të jetë gati në gjysmën e parë të vitit 2027 8 September 2026
Goran Bregovic shijon jugun e Shqipërisë, pushon me Richard Grenell 6 August 2021