Nga Vendi
13 September 2021
OBRM-PDUKM: Filipçe dhe Hasani të parashtrojnë dorëheqje në Kuvend

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një komunikate ka kërkuar që ministri i Shëndetësisë në dorëheqje, Venko Filipçe dhe zëvendësin e tij Ilir Hasani të parashtrojnë dorëheqjet e tyre në Kuvend, e jo deri tek kryeministri.

Nga OBRM-PDUKM thonë se nëse kjo nuk ndodhë, do të dorëzojnë në Kuvend propozim-vendim për shkarkimin e ministrit Filipçe.

“Filipçe dhe Hasani kanë afat deri të martën për të paraqitur dorëheqjet e tyre në Kuvend. Nëse ata nuk i dorëzojnë, OBRM-PDUKM në koordinim me partitë e tjera parlamentare do të paraqesë një propozim-vendim për shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe zëvendësit të tij”, thonë mes tjerash nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti bëjnë apel tek partitë në pushtet që të mbështesin propozim-vendimin në fjalë.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Vijojmë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes me Bullgarinë19 December 2020
Strehimi i afganëve, Rama flet për “The Guardian”: Dua t’ju jap mundësinë të marrin frymë sërish17 August 2021
Shkup: Lokalizohet zjarri te "Rampa", lëndohet një zjarrfikës 5 July 2026