Nga Vendi
13 September 2021
Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,84 % në raport me vendimin e datës 6.09.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ?UROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denar/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ?URODIZELIT (D-? V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (?L-1) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel, siç janë përcaktuar me vendimin e datës 06.09.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit ?-1 SU rritet për 0,552 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 38,395 den/kg.

Nga data 14.9.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS 95 – 73,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS 98 – 75,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 63,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 63,00 (denarë/litër)
Mazut ?-1 SU 38,395 (denarë/kilogram)

Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje: te benzina për 4,142 %, te nafta për 0,066 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,11 % dhe të mazuti ka rritje për 2,34%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,343%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 14.9.2021. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t'i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.



Të ndryshme
Më shumë
Sa shumë ka ndryshuar Ryva Kajtazi pas ndërhyrjeve estetike!28 September 2021
Edhe tre ditë fushatë për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni27 October 2021
Aksident masiv në Milot-Mamurras, dyshohet se njëra makinë shoqëronte Berishën26 November 2021