ShowBiz
14 September 2021
Del në shitje BMW-ja në të cilën u vra Tupac

W-ja në të cilin Tupac Shakur u qëllua katër here, 25 vjet më parë, po shitet për 1.7 milion dollarë, sipas TMZ.

Muzikanti legjendar ishte ulur në sediljen e pasagjerit kur ra viktimë e të shtënave derisa ishte në makinë në Las Vegas.
Makina e tij tani është në ankand nga një tregtar në të njëjtin qytet pasi u restaurua me përpikëri. Vrimat e plumbave, të cilat shërbyen si një kujtesë e historisë së tmerrshme të makinës, që atëherë janë riparuar dhe rikthyer në gjendjen e saj origjinale.

Të shtënat u bënë ndërsa makina po drejtohej nga producenti, Suge Knight pasi ai dhe reperi ishin në një ndeshje boksi në kazino.

Dëshmitarët përshkruan se kishin parë një Cadillac të bardhë të ngjitej së bashku me BMW -në e zezë, nga e cila sulmuesi më pas kreu të shtënat në pak sekonda.

Shakur, 25 vjeç, u godit në gjoks, krah dhe kofshë nga katër fishekë të kalibrit 0.40 të gjuajtur nga një pistoletë.

Ai vdiq në spital nga plagët e tij gjashtë ditë më vonë. Vrasësi nuk është kapur kurrë edhe pse teori të shumta ka mbi identitetin e tyre.

Pronarit të ri të makinës do t’i sigurohet dokumentacioni që vërteton historinë e tij.



Të ndryshme
Më shumë
Musliu: Edhe fëmija në djep, e di që Qeveria Kurti është dështim 3 August 2021
E kaluan në kufi pa prokurë/ Zajmina Vasjari e favorizuara e policëve të arrestuar në Morinë11 April 2022
E goditi gruan në qafë dhe e kafshoi në shpinë në prani të fëmijëve, merret vendimi për bashkëshortin 31 August 2021