Nga Vendi
6 July 2020
Filipçe thotë se nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së masave kufizuese për kufijtë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipç sot bëri të ditur se ndiqet situata me coronavirusin në shtetet fqinje dhe nëse ka rrezik për bartjen e virusit në Maqedoninë e Veriut dhe nëse rrezikohet sistemi shëndetësor i Maqedonisë, nuk përjashtohet mundësia që të vendosen masa kufizuese në kufij.

Filipçe tha se kjo ka të bëjë më shumë për kufirin verior, gjegjësisht kufijtë me Kosovën dhe Serbinë, ku gjendja epidemiologjike në këto vende këto ditët e fundit nuk është e mir.

Ministri Filipçe tha se për këtë është diskutuar edhe gjatë fundjavës, gjatë pasdites në Komisionit për Sëmundje Ngjitëse por edhe me epidemiologë nga disa qytete në jug të Serbisë.

“Mund të propozojmë disa masa, në rast se vlerësojmë se hyrja e qytetarëve nga këto vende në vendin tonë mund ta rrezikojë sistemin shëndetësor. Sot e vazhduam diskutimit, me siguri edhe gjatë ditës së djeshme. Gjatë fundjavës kishte indikacione për rrezik, por ne presim informacione nga disa qytete në Kosovë dhe Serbi”, tha Filipçe./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Babai i Kadri Veselit varroset sot në orën 19:00 7 July 2021
LAJMI I FUNDIT: Vijon takimi Ahmeti-Zaev, pritet të definohet mandati i kryeministrit shqiptar10 August 2020
Sulejmani: Gjatë javës do vendoset edhe tabela në gjuhën shqipe në pjesën e përparme të muzeut28 June 2021