Nga Vendi
15 September 2021
Milloshovski: Edhe tragjedia e Tetovës do të zvarritet në labirintet e drejtësisë

Deputeti Milloshovski në emisionin “Programi 200” tha se nuk pret, ashtu si dhe të gjitha proceset e tjera, një zbardhje të rastit.

Ai përmendi hetimin e drejtorit të Fondit Shëndetësor, Den Donçev, ku ka mbi 2 vjet që ai rast nuk merr një epilog përfundimtar. Milloshovski tha se edhe ky rast do të zvarritet dhe nuk do të dalë kurrë në dritë, si të gjitha rastet e tjera.

“Ku është hetimi me Don Donçev, mendimi se pushteti do të zvarrisë edhe këtë hetim. Ministia e Shëndetësisë ka një përgjegjësi të madhe, por edhe këtë do ta zvarrisin si të gjitha procedurat e tjera. Nuk duhet të pritet ekspertizë e të huajve për të dhënë dorëheqje. Ne deri tani nuk kemi parë ende tenderat e vaksinave, deri tani nuk ka qenë asgjë transparente”, tha Milloshoski.



Të ndryshme
Më shumë
14 persona rikthehen në pozita udhëheqëse në MPB27 July 2020
Zabaleta optimist për play-off-in ndaj Polonisë, thekson rëndësinë e përgatitjes dhe besimit te lojtarët kuqezi 4 March 2026
Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë në Maqedoni, do të bisedohet për personat nga Afganistani13 September 2021