Nga Bota
15 September 2021
Nga sot, Franca do t’i pezullojë mjekët e infermierët e pavaksinuar

Qeveria franceze përballet me mosmarrëveshje me dhjetëra mijëra punëtorë shëndetësorë rreth një rregulle të re për kërkesën për vaksinim ose pezullim pa pagesë.

Duke nisura nga e mërkura, stafi i spitaleve, vozitësit e autoambulancave, punëtorët e shtëpive të kujdesit, mjekët privatë, zjarrfikësit dhe personat që kujdesen për të moshurit – grupe me gjithsej 2.7 milionë njerëz – duhet ta dëshmojnë vaksinimin me të paktën një dozë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e lëshoi këtë urdhër dy muaj më parë, por dhjetëra mijëra pjesëtarë të këtyre sektorëve ende nuk janë vaksinuar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Njëra nga sindikatat më të mëdha të sektorit publik në Francë, CGT, ka paralajmëruar se vendi do të përballet me katastrofë shëndetësore, nëse qeveria pezullon numër të madh të punëtorëve shëndetësorë.

Punëtorët shëndetësorë që janë kundër vaksinimit janë bërë bashkë me kundërshtarët e pasaportës së Covid-it, e cila kërkohet për hyrje në restorante dhe muze, duke mbajtur protesta të përjavshme në mbarë vendin gjatë dy muajve të kaluar.

Të martën, qindra persona morën pjesë në një protestë të organizuar nga sindikata para Ministrisë së Shëndetësisë në Paris.



Të ndryshme
Më shumë
Tragjedia në Tetovë, Jakupi: Spitali modular në Gostivar kontrollohet çdo ditë10 September 2021
Sot është afati i fundit për aplikim për vauçerë për turizëm në Maqedoni16 June 2021
KSHZ Maqedoni: Këto janë komunat në të cilat kryetarët janë zgjedhur që në raundin e parë18 October 2021