ShowBiz
15 September 2021
Mevlani kundër të gjithëve: Nusja s’më vë dot kushte

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua ndikimi i vjehrrës/vjehrrit në marrëdhëniet në çift.

Debati nisi pas postimit të Mira Palkolës, e cila iu bënte thirrje çifteve t’i jepnin drejtim jetës së tyre larg pranisë dhe ndërhyrjes së prindërve.

Mirëpo Mevlani nuk ishte plotësisht dakord.

Sipas tij, nuk është fatkeqësi që gruaja të bëjë punët e shtëpisë dhe të ndihmojë vjehrrën.

I pyetur nga Bieta nëse do të dëshironte të jetonte në të njëjtën shtëpi me prindërit pas martesës, Mevlani pranoi që po.

“Unë besoj që nëna dhe babai janë gjëja më e shtrenjtë në jetë, kështu që përderisa ndenjëm aq vite me ta dhe na rritën, si t’i braktisim tani. Ka shumë raste kur vajzat vënë kushte për të mos jetuar në të njëjtën shtëpi me vjehrrën që në fillimet e njohjes. Nuk bën kjo!”, u shpreh ai.



Të ndryshme
Më shumë
Dasma me makina luksoze dhe të zhurmshme që zgjati katër ditë shqetëson banorët, ata lajmërojnë policinë 5 July 2021
MSH: Profili në Twitter i ministrit Filipçe është sërish aktiv 4 August 2021
Çfarë surprizash pritet të sjellë edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova?26 October 2026