ShowBiz
15 September 2021
Albërie Hadërgjonaj si vera, nuk po plaket

Këngëtarja e mirënjohur kosovare Albëriee Hadërgjonaj sot feston ditëlindjen e 46 – të, ani pse me pamje krijon përshtypjen si të ishte dhjetëra vite më e re.

Ajo ka marrë urime të ndryshme nga familjarët dhe miqtë. Urim të veçantë e ka marrë edhe motra e saj Antigona, e cila e kishte uruar me fjalë të bukura, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Urimi im për ditëlindjen tënde motër, është që të vazhdosh ta duash jetën dhe kurrë të mos ndalosh së ëndërruari. Uroj që bukuria dhe lumturia të të rrethojnë ty, jo vetëm në këtë ditë speciale për ty, por gjithmonë. Urime për ty!”, ka shkruar motra.

Krahas projekteve, Albëria përkundër viteve shquhet për stilin dhe elegancën e saj, gjë që bën të merr shpesh vëmendje për imazhet që publikon në rrjetet sociale.



Të ndryshme
Më shumë
Kosova në mesin e katër “vendeve të prejardhjes” së virusit në Zvicër10 August 2021
MSH Maqedoni: Vaksinimi thyen rekorde, gati 20 mijë vaksina janë aplikuar gjatë ditës së djeshme23 July 2021
Partia Tisza forcon shumicën në Hungari pas përpunimit të votave, Orban pëson humbje të thellë18 April 2026