Nga Vendi
29 July 2025
Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e kryetares së KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska

Kuvendi sot në fillimin e seancës së 64-të e konstatoi dorëheqjen e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi theksoi se deri në fillim të seancës, Ditimtrovska njoftoi Kuvendin se do ta justifikojë dorëheqjen e saj.

“Kuvendi bazuar në nenin 121, paragrafi 2 nga Rregullorja e Punës së Kuvendit, konstatoi se i ndërpritet funksioni i kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, theksoi Gashi.

Dimitrovksa dha dorëheqje të premten më 25 korrik, pasi Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ngriti aktakuzë për dy vepra penale edhe atë për dhënien e sekreteve zyrtare ish-drejtorit të TEC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në “Aditivë”, dhe për falsifikim kompjuterik sepse auditori nga ESHR-ja në emrin e saj ka kaluar testin e trajnimit të sigurisë.

Kuvendi me kërkesë të deputetëve të Frontit Europian dha pauzë prej një ore, pas së cilës pritet të diskutohet për interpelancën e Prokurorit Publik Republikan – Ljupço Kocevski, e paraqitur nga “E Majta” opozitare.



Të ndryshme
Më shumë
Nesho: McGonigal ka pranuar se ka kryer korrupsion në SHBA në emër të qeverisë Shqiptare10 January 2024
Rriten rastet aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut30 July 2021
Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia27 October 2021