Nga Bota
16 September 2021
“Nusja e ISIS’it” ndryshon pamje dhe lutet që t’i lejohet kthimi në këtë shtet

E njohur si “Nusja e ISIS-it”, Shamima Begum u shfaq me një pamje krejt ndryshe në intervistën e saj të parë të drejtpërdrejtë televizive, në të cilën lutej që ta lejonin të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar.

Me kapele Nike dhe buzëkuq, ajo ka apeluar në emisionin “Good Morning Britain” për dhembshuri. Ndërsa fliste nga një kamp refugjatësh sirian  në një lidhje direkte në studion e Susanna Reid dhe Richard Madeley, 22-vjeçarja u përpoq të shfaqej me flokët e saj të gjatë të lëshuar si një vajzë normale. Ajo tha se ka rreth një vit që e ka hequr perçen.

“E hoqa për veten time. ndihesha shumë e kufizuar me të, nuk ndihesha rehat”, është shprehur Shamima. Vajza u largua nga Mbretëria e Bashkuar kur ishte 15 vjeçe dhe iu bashkua ISIS-it në Siri. Katër vjet më vonë, qeveria britanike ia hoqi nënshtetësinë dhe vendosi që ajo të mos kthehej më kurrë në atdhe. Shamima thotë se i vjen keq për çdo vendim që ka marrë që kur hyri në Sirim ndërsa pretendon se ishte thjesht një adoleshente dhe nuk e dinte se po bashkohej me një ‘kult të vdekjes’.

“I vetmi krim që kam kryer ishte padija, sepse nuk e dija ç’po bëja kur iu bashkova ISIS”, është shprehur ajo, ndërsa shtoi se po ta lejonin të kthehej, do të ndajë çdo njohuri që ka mbi terrorizmin./TCH



Të ndryshme
Më shumë
Carovska: Nxënësit do të mbajnë maska, vetëm të sëmurët kronikë dhe ata në izolim do të mungojnë në klasa17 August 2021
Ali Ahmeti në pritjen solemne të Ambasadës së Sllovenisë, vlerëson miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve17 June 2026
OBRM-PDUKM caktoi edhe 16 kandidatë për kryetarë komunash 4 September 2025