Nga Vendi
16 September 2021
Hetimet për zjarrin tragjik, ekspertët gjerman arritën në Tetovë

Sot ekspertët gjermanë kanë arritur në Spitalin Modular në Tetovë, i cili më 8 shtatorë u shkrumbua nga zjarri dhe si pasojë vdiqën 14 persona dhe u lënduan 12 pacientë.

Në Spitalin Modular ata janë parë duke arritur me mjete për punë dhe valixhe.

Ekipi gjerman përbëhet prej katër ekspertësh, ku siç kanë njoftuar nga Qeveria kohë më parë, dy prej tyre janë për hetim të zjarrit dhe dy për matje laserike të hapësirave dhe për fotografim.

“Dy ekspertë janë të krim-forenzikës për hulumtim të zjarreve dhe dy ekspertë të krim-forenzikës për matjen laserike të hapësirave dhe për fotografim. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme tashmë po përgatitet ndihmë adekuate në formë të mjeteve, skicave, planeve dhe informacioneve të tjera relevante të cilat mund të ndihmë në verifikimin e përbashkët të fakteve”, thanë ditë më parë nga Qeveria.

Ky ekip i ekspertëve pritet të qartësojë dilemat se si erdhi deri te shkaktimi i zjarrit.



Të ndryshme
Më shumë
Dëshironi të jetoni 1 vit në Mars? NASA kërkon katër vullnetarë13 September 2021
Hapësirat e Spitalit Gjinekologjik Çair do të marrin pamje të re pas aksionit të përbashkët25 March 2026
Sot protestohet në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë17 October 2025