Nga Rajoni
17 September 2021
Gruaja rrah burrin e saj, i shkakton lëndime trupore

Një rast dhune në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë të Veriut.

Policia e Kosovës raporton se një burrë është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Të njëjtit i janë shkaktuar lëndime trupore.

“Mitrovicë Veri 16.09.2021-12:35. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.



Të ndryshme
Më shumë
Arkin Jahiji zyrtarizon kandidaturën për Bërvenicën: “Nuk vij për të ndarë, por për të bashkuar”16 August 2026
Tifozët e Zvicrës kërkojnë Granit Xhakën: “Free Xhaka” në tribunat e Shkupit27 September 2026
EURO 2020, më efikasi në historikun e tij29 June 2021