Nga Vendi
17 September 2021
Vëllai zbulon mesazhin e fundit me 28-vjeçarin që vdiq pasi ra nga kati i pestë i hotelit në Tiranë

Pak ditë më parë, 28-vjeçari Ajdin Mustafi, humbi tragjikisht jetën pasi ra nga kati i pestë i një hoteli në Shqipëri. Shkak u bënë kangjellat e amortizuara të ballkonit, të cilat u këputën në momentin kur ai ishte mbështetur në to.

Ai u lëndua rëndë dhe kanë qenë disa qytetarë që i kanë shkuar në ndihmë, por i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në lidhje me ngjarjen, në një emision televiziv ka reaguar edhe vëllai i 28-vjeçarit, Erkani Mustafi.

“Për momentin, ato që dimë ne është se ka qenë një aksident në lidhje me sigurinë e kangjellave. Hoteli është nën hetim të Policisë. Ne do të presim procedurën që të vazhdojë. Do ta shohim me avokat se çfarë do të bëhet dhe si do të kryhet hetimi. Kur ka rënë vëllai, ka rënë sipër një makine dhe kur është çuar në spital ka qenë i vetëdijshëm”, tha ai në News24.

Ai tregoi telefonatën e fundit me vëllain dhe planet e qëndrimit tre ditor në Tiranë.

“E kam pasur diku më herët ose 1 orë maksimumi telefonatën e fundit. Bënim shaka. Më tregoi se si erdhi me aeroplan, se si po kalonte në Tiranë. Ka shkuar në Bllok dhe çfarë parashikonte që të bënte brenda fundjavës. Donte të vizitonte së pari Pazarin e Ri dhe bunkerin muze në mes të Tiranës”, u shpreh Erkani.



Të ndryshme
Më shumë
Bekim Memeti : Uron nxënsit dhe mësuesit për fillimin e ri shkollor 1 October 2020
Hashimica, Xhaferica ose Ramadanica – fenomeni që fsheh identitetin e grave27 September 2021
A Do E Padisë Shqipëria Për Genocid Serbinë? Ja Si Pergjigjet Rama 3 July 2020