Nga Vendi
17 September 2021
Angellov: Kemi kapacitete modeste, por me zjarret menaxhuam pa viktima

Duke folur për zjarret në pyje që ishin aktive gjatë verës, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov tha se ka pasur gjithsej 116 zjarre, prej të cilave një e treta kanë qenë aktive në të njëjtën kohë.

Sipas Agnellov, autoritetet kanë menaxhuar mirë situatën me zjarret në Maqedoninë e Veriut.

“Varësisht nga katastrofa natyrore, unë do të thoja se asnjë shtet nuk mund të menaxhojë vet. Shumë shtete më të fuqishme kërkuan ndihmë ndërkombëtare. Ne kemi kapacitete modeste, por të mjaftueshme për të menaxhuar me disa gjendje të krizës”,. tha Angellov.

Edhe pse mund të menaxhohet me disa gjendje krize, kreu i QMK-së, Angellov thotë se ndonjëherë nevojitet edhe ndihmë nga vendet tjera./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Shpërthyen “Bomba” Të Reja, Përmenden Donçev, Zaev Dhe Ruskoska22 June 2020
Këto janë simptomat e variantit Delta–çfarë duhet të dini?17 August 2021
Maqedoni, paralajmërohet shtrenjtimi i bukës23 September 2021