Nga Vendi
22 June 2026
Perinski: Shtatë projekte për Petrovecin, mbi 100 milionë denarë investime për zhvillimin lokal

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, gjatë një vizite pune në Komunën e Petrovecit, theksoi se komunat nuk po mbështeten vetëm financiarisht, por edhe profesionalisht, me qëllim forcimin e kapaciteteve administrative dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Në takimin me kryetarin e komunës, Borçe Mitevski, dhe përfaqësues të administratës komunale, u diskutuan sfidat aktuale dhe mundësitë që ofron Qendra e Burimeve për Mbështetjen e Komunave, me fokus të veçantë në përditësimin e bazave të të dhënave të tatimpaguesve dhe rritjen e të hyrave vetanake të komunave. "Komunikimi i drejtpërdrejtë me komunat është mënyra më e mirë për të identifikuar nevojat dhe sfidat reale. Qendra e Burimeve është krijuar për të qenë një mbështetje praktike për komunat dhe për t'i ndihmuar ato të ushtrojnë me sukses kompetencat e tyre dhe të ofrojnë shërbime më cilësore për qytetarët", deklaroi Perinski. Ai bëri të ditur se përmes dy thirrjeve publike për financimin e projekteve infrastrukturore, Komunës së Petrovecit i janë miratuar shtatë projekte me një vlerë totale prej 100.727.775 denarësh. Nga ana tjetër, kryetari i komunës, Borçe Mitevski, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, duke theksuar se projektet e financuara nga Qeveria dhe Ministria po ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për qytetarët. 



Të ndryshme
Më shumë
“U nguta pak”, Graniti i bie pishman për Fifin15 October 2021
Arben Taravari në Ditën Botërore të Autizmit: çdo veprim i vogël ka kuptim të madh 2 April 2026
Sead Koçan kërkon që të falet nga shteti21 September 2021