Nga Rajoni
27 August 2020
Zaho në klasë të parë, Kryeministri Rama i jep këshillat që nuk do të donte asnjë prind

Të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit kanë nisur përgatitjet për të nisur një vit të ri shkollor, i cili nuk do të jetë aspak i lehtë. Veç masave të rrepta të sigurisë që duhet të respektojmë të gjithë për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur përhapjen e koronavirusit, fëmijëve, para se t’i nisim për në shkollë, duket "t’u ndalojmë” rreptësisht të rrinë afër shokëve (indirekt, kjo do të thotë të jenë asocialë), sepse duhet të respektojnë distancën fizike, të mos përqafohen, të mos puthen, të mos takohen.

Ky është një merak i shtuar edhe për vetë Kryeministrin Rama. Krahas porosive që na ka dhënë të gjithëve gjatë kësaj periudhe të gjatë pandemie për të qëndruar sa më larg njëri-tjetrit, në mënyrë që të ruajmë jetën e gjithsecilit, Rama këtë politikë po e bën edhe me Zahon.

Djali i vogël i Kryeministrit Rama, këtë vit shkon në klasë të parë, por edhe atij, si të gjithë të tjerëve, do t’i duhet të rrijë larg shokëve.  

Protokollin e sigurisë së shkollave, Kryeministri Rama e quajti sfidë më vete, ndërsa ishte sot në një takim me mjekë dhe infermierë të Spitalit Infektiv. Për këtë sfidë dhe vështirësitë e kushtëzuara nga rrethanat e saj, kreu i qeverisë tha se po i ndien edhe te djali i tij i vogël.

"Kemi tani sfidën e madhe të hapjes së shkollave. Fëmijët janë më pak të rrezikuar, por jo të imunizuar, plus që janë transmetues. Ne kemi çunin që do të shkojë në klasën e parë, një fëmijë i vogël, me maskë, ‘mos tako’, ‘mos u përqafo’, ‘rri larg’, ‘bëj kujdes’, vendoset në një situatë që është komplet e panjohur edhe për pasojat që lë në aspektin e zakoneve që krijon. Pasi të gjithë si prindër u themi fëmijëve, 'përshëndete, takoje, përqafoje' por tani duhet t'u themi të kundërtën. Por nuk e kemi zgjedhur, na ka zgjedhur kjo sfidë".

Për Zahon dhe për të gjithë shokët e tij, nuk do të jetë një vit i lehtë. Por, “të qenit larg” do të na japë më shumë siguri sot, në mënyrë që nesër të nisim sërish me këshillat 'përshëndete, takoje, përqafoje'. Dhe dashuroje... :)



Të ndryshme
Më shumë
Moti me diell, temperatura deri në 39 gradë28 June 2021
Greqi: Bëhet i nxehti më i madh në dekada, temperatura mbi 45 gradë 3 August 2021
“Nusja e ISIS’it” ndryshon pamje dhe lutet që t’i lejohet kthimi në këtë shtet16 September 2021