Nga Vendi
6 February 2026
Kasami: Provimi i jurisprudencës do të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, çështja në zgjidhje në qeveri

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka garantuar se çështja e mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe do të zgjidhet në interes të studentëve shqiptarë. Ai bëri të ditur se kjo temë është aktualisht pjesë e bisedimeve brenda qeverisë, si përgjigje ndaj kërkesave të ngritura nga studentët e juridikut.

Kasami theksoi se, pa bujë publike, institucionet po punojnë që të gjendet një zgjidhje konkrete, duke nënvizuar se është e pakuptimtë që i gjithë procesi arsimor zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa provimet profesionale të mos mund të jepen në të njëjtën gjuhë.

Kërkesa vjen pas peticionit të nënshkruar nga 385 studentë shqiptarë nga fakultetet juridike në Tetovë, Shkup dhe Gostivar, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, ashtu siç e parashikon Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë vazhdon të insistojë se provimi shërben si test për njohjen aktive të gjuhës maqedonase, ndonëse në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës nuk ekziston dispozitë që e ndalon zhvillimin e tij në gjuhën shqipe.



Të ndryshme
Më shumë
Humanisti kosovar, Halil Kastrati priti në zyren e tij, Sevdai Radogoshin22 July 2021
Merr hov fushata e vaksinimit në Maqedoninë e Veriut13 September 2021
Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar22 September 2026