ShowBiz
22 September 2021
Ndahet nga jeta bashkëshorti i Tom Ford

Redaktori i modës Richard Buckley, burri i dizajnerit Tom Ford, ka vdekur në moshën 72 vjeçare, sipas një deklarate të lëshuar nga përfaqësuesit e markës së modës me emrin Ford.

“Me trishtim të madh Tom Ford njofton vdekjen e burrit të tij të dashur prej 35 vitesh, Richard Buckley,” thanë përfaqësuesit e Ford në deklaratën dërguar CNN Style, transmeton Prive.

“Richard vdiq paqësisht në shtëpinë e tyre në Los Angeles mbrëmë me Tom dhe djalin e tyre Jack pranë tij. Ai vdiq nga shkaqe natyrore pas një sëmundjeje të zgjatur.”

Buckley ishte titan i botës së mediave të modës dhe shërbeu si kryeredaktor i Vogue Hommes International për gjashtë vjet para se të jepte dorëheqjen në 2005. Me një karrierë që zgjati mbi 25 vjet, ai mbajti pozicione të shumta të lakmuara në industri, përfshirë redaktuesin e modës në Women’s Wear Daily, redaktore sociale në Vanity Fair dhe redaktore evropiane e revistës Mirabella tashmë të shuar. Ai gjithashtu kontribuoi në tituj të tillë si Italian Vogue dhe New York Magazine. /Prive.al



Të ndryshme
Më shumë
MSH Maqedoni: Dy ditët në vijim temperatura të fazës së portokalltë, të respektohen rekomandimet 3 August 2021
Shtëpia e Bardhë shqyrton opsione ushtarake për Ngushticën e Hormuzit mes tensioneve me Iranin24 April 2026
Projektligji për Energjinë në Kosovë kalon në Komision, shoqërohet me debate14 April 2026