Nga Vendi
7 July 2020
Nuredini takon arkitektët në Tetovë: Nuk kam lejuar keqpërdorim të buxhetit, projektet në të mirë të qytetarëve

Kandidati për deputet nga rradhët e BDI në zonën e VI-të zgjedhore njëherit ministër i ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini sot në takim me arkitektët në objektin e Arabati Baba Teqe ka folur për mundësinë e zgjerimit të Planit gjeneral urbanistik të qytetit të Tetovës si dhe shpalljen e malit Sharr për park nacional ndërkohë që ka diskutuar me qytetarët edhe shumë sfida të tjera me të cilat përballet qyteti i Tetovës.

Nuredini qytetarëve ju ka sqaruar edhe mënyrën se si realizohen punimet dhe se me ardhjen e tij në krye të këtij dikasteri janë zvogëluar procedurat për realizimin e punimeve të projekteve të ndryshme përfshirë këtu edhe pjesën shqiptare duke i dhënë një rëndësi të madhe, ndërkohë që sa i përket realizimit të fondeve nga jashtë përmes kompanive vendore, ministri Nuredini njëherit edhe kandidat për deputet ka sqaruar se këtë ‘problematikë’ ua ka parashtruar nëpër takime edhe ndërkombëtarëve.



Të ndryshme
Më shumë
Rama: Shpresoj që Bullgaria të lejojë Maqedoninë e Veriut t'i hap negociatat me BE-në24 September 2025
Ali Ahmeti nga Shkupi: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian 8 May 2026
Thanë se Ali Ahmeti vjedh rrymën elektrike? Deklarohen nga EVN-ja ... 27 September 2021