Nga Vendi
23 September 2021
Zaev: Maqedonia e Veriut ka kryer detyrat e shtëpisë, në radhë është BE

Kryeministri Zoran Zaev, në takimin e rregullt vjetor me krerët e misioneve diplomatike të shteteve anëtare të BE-së në vend, të mbajtur dje në Qeveri, shprehu shpresën që deri në fund të presidencës sllovene të arrihet përparim në integrimin evropian të vendit.

“Maqedonia e Veriut ka kryer detyrat e shtëpisë dhe është plotësisht e përgatitur për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian”, tha Zaev në takim.

Në takim, sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, u shkëmbyen mendime me ambasadorët mbi aktivitetet aktuale dhe më të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev, para ambasadorëve të shteteve anëtare të BE -së, të udhëhequr nga kreu i delegacionit të BE-së në Shkup David Geer, foli për vazhdimësinë ekzistuese që mban kjo Qeveri në procesin e reformave, në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit si dhe reforma e administratës publike.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kriza energjetike, Rama: Jemi përgatitur për ta përballuar19 October 2021
“Zoja n’brum”, Kreshniku publikon pamje të Dafinës në kuzhinë27 September 2026
Rreth 200 të punësuar në gjyqësor prej nesër mbeten pa marrëveshje pune30 April 2025