Nga Vendi
30 April 2025
Rreth 200 të punësuar në gjyqësor prej nesër mbeten pa marrëveshje pune

Rreth 200 të punësuar në gjyqësor prej nesër mbeten pa marrëveshje pune, pasi Ministria e Financave nuk ua ka vazhduar ato, kjo sipas kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski është një prej problemeve me të cilat ballafaqohet gjyqësori, për çfarë edhe kërkojnë pavarësi, shkruan Alsat.

Kambovski thotë se përveç mos vazhdimit të kontratave, nuk ka as shpallje të reja, ndërsa gjyqësori po ballafaqohet me mungesa të kuadrit. Kambovski kërkon pavarësi financiare në pajtueshmëri me ligjin, duke nënvizuar se nuk mund të flitet për pavarësi në gjyqësor, nëse ai varet nga ndonjëri nga pushtetet tjera.

“Duhet të ndryshohet mënyra në të cilën bëhen reformat, të ndryshohet matrica e të menduarit dhe përfundimisht gjyqësori ta fitojë pavarësinë financiare që na përket në pajtueshmëri me ligjin, sepse nuk mund të flasim për pavarësi në gjyqësor, nëse ai gjyqësor është I varur nga ndonjërin prej pushteteve tjera. Gjykatat nuk janë vetëm ndërtesa të cilat ekzistojnë, ndërtesat duhet të jenë të pajisura, aty punojnë gjykatës, punon personel. Ndërsa për momentin ballafaqohemi me mungesë katastrofike të kuadrit dhe gjykatësit, ata që janë, bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme të jenë efikas”, u shpreh Alekandar Kambovki, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.



Të ndryshme
Më shumë
Milaim Zeka rikthehet në ekran me emisionin e ri “Burra dhe Gra” 1 February 2026
Pse duhet të përdorim krem kundër diellit edhe kur jemi shtëpi15 May 2020
Mickoski: Reformat e Maqedonisë drejt BE-së të maten me kritere dhe jo me politika ditore14 February 2026