Nga Rajoni
23 September 2021
Vendimi i fundit i Gjykatës për dy të dyshuarit për vrasjen e Marigonës

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vazhduar masa e paraburgimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuarit kryesor për vdekjen e 18-vjeçares Marigona Osmani.

Kështu kanë konfirmuar për Indeksonline nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ku thonë se për dy të dyshuarit kanë vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj (deri më 21 nentor 2021).

Sipas Prokurorisë në Ferizaj, ekziston dyshimi i bazuar, se më 22 gusht 2021, i pandehuri Dardan Krivaqa, në banesën e tij me dashje e në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë më parë kishte ushtruar dhunë psikike e dhunë fizike, derisa e ndjera kishte ndërruar jetë.

Aty tutje thuhet se gjatë gjithë kohës i pranishëm ishte edhe Arbër Sejdiu, sepse i njëjti edhe kishte ushtruar dhunë fizike e psikike mbi të ndjerën.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me avokatin e familjes së 18-vjeçares së ndjerë Marigona Osmani, Gazmend Rexhepi.

Ai tregoi që deri më tani nuk ka pranuar raportin e plotë të autopsisë lidhur me rastin e vdekjes së saj, përveç një çertifikatë nga Mjekësia Ligjore e Kosovës e cila i është dorëzuar familjes të së ndjerës disa ditë pas rastit tragjik.



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë, policia rrugore shqipton 55 gjoba për kundërvajtje11 September 2020
Shqipëri, 14 të vdekur dhe 753 raste të reja me coronavirus 8 December 2020
ASH-AAA: Zaev e Ahmeti ia kanë kaluar Gruevskit për blerjen e veturave luksoze 2 August 2021