Nga Vendi
24 September 2021
Maqedoni, do të vendosen teste për coronavirus në shkolla

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se do të vendosen teste nëpër shkollat e Maqedonisë.

Sipas tij, pjesa më e madhe e të rinjve e kalojnë sëmundjen pa simptima, ndërsa të njëjtit janë edhe bartësit më të mëdhenj.

“Gjendja në shkolla është stabile dhe tani në përgatitje është edhe metodlogjia për zbatimin e skrining testimve në shkollat fillore dhe të mesme. Testimet e nxënësve do të bëhen me ste antigjene”, tha Filipçe.

Ai tha se në fillim të vitit arimor pritet rritja e rasteve te nxënësit, ndërsa testimi nevojitet për shkak se të rinjtë janë asimptomatik.

“Me testime të këtilla do të na japin informacione të sakta për menaxhimin e mëtejshëm të pandemisë dhe arsimit”, tha Filipçe./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Tre muaj pa paga – Infermierët e Tetovës dalin sërish në protestë 2 June 2025
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut e 41-ta në listën e pasaportave më të fuqishme në botë24 December 2025
Vedat Muriqi shpërthen emocionet pas golit të fitores ndaj Real Madridit dhe flet për humbjen e Kosovës nga Botërori 9 April 2026