Nga Vendi
24 September 2021
Regjistrohen mbi një milion e 300 mijë qytetarë në Maqedoni

Enti Shtetëror i Statistikës njofton se deri ditën e djeshme në ora 20:00, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 1.383.434 qytetarë.

Nga ESHS njoftojnë se nga diaspora janë vetëregjistruar 195.477.

Në të gjithë vendin, regjistruesit deri një ditë më parë kanë evidentuar 431.573 mijë amvisëri dhe 595.754 mijë banesa.

Regjistrimi në terren si dhe ai online i diasporës do të vazhdojë deri më 30 shtator.



Të ndryshme
Më shumë
Shkëndija drejt rrugës... më shumë se Play Off19 February 2026
Hyn në fuqi Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Maqedoni24 August 2021
Suedi/ Protesta të dhunshme pas djegies së Kuranit29 August 2020