ShowBiz
24 September 2021
Reperi shqiptar flet pas rrëmbimit

Personazhi i njohur i Instagramit i njohur ndryshe si “Kozak”, i cili u rrëmbye dje nga katër persona, doli sërish live pak më parë duke shpjeguar versionin e tij të ngjarjes.

Sipas tij, ai u rrëmbye nga një numër i madh personash me armë dhe thika, të cilët lëviznin me tre makina.

Pas rrëmbimit, Kozaku tha se e detyruan të thotë fyerje ndaj vetes duke e kërcënuar me pistoletë dhe thika.

Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Mora taksi sepse do ikja në studio. Sa hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj.Përpara makinës me del një makinë tip Benz ML.

Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorrën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë.

Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë ata dhe më lanë pastaj të lirë.



Të ndryshme
Më shumë
Tensionet në Lindjen e Mesme vendosin në pikëpyetje tapetin e kuq të Oscars 2026 5 March 2026
Prifti që dikur ishte në Kosovë u paraqit si trafikues organesh për t’ia shpëtuar jetën një fëmije24 June 2021
Dua Lipa po sjell bashkëpunim me divën e muzikës botërore dhe jo vetëm29 July 2020