Nga Vendi
27 September 2021
Shoferi nga Maqedonia kapet me shpejtësi 252 km/h në autostradën Nish-Beograd

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut sot është ndaluar nga policia e trafikut në Serbi, pasi që u kap me një shpejtësi marramendëse me makinën e tij në autostradën Nish-Beograd, në afërsi të Pllana e Madhe.

Sipas njoftimit, shoferi 32 vje[ar që drejtonte makinën e tipit Audi A8 u kap nga radarët me shpejtësinë prej 252.8 km/h, në autostradën ku shpejtësia e lejuar maksimale ishte 130 km/h, përcjell INA.

Ndaj shtetasit të Maqedonisë do të ngritet fletëparaqitje penale për vozitje kundër rregullave të komunikacionit dhe që përbën rrezik për komunikacionin. Atij i është konfiskuar edhe patent shoferi. (INA)



Të ndryshme
Më shumë
Zaev sot merr mandatin, vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re13 August 2020
Ja përse një fëmijë nuk duhet të flejë kurrë në divan16 June 2021
Sali Berisha dënon ndërhyrjen e policisë në protestë, kërkon lirimin e të ndaluarve 2 July 2026