Nga Vendi
27 September 2021
Kryetarja e Komisioni Evropian nesër viziton Shkupin

Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen nesër do të vijë për vizitë dyditëshe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fon der Lajen do të pritet nga kryeministri Zoran zabe në platonë para Qeverisë.

Sipas agjendës, është paraparë dy delegacionet të nisen drejt Qendrës kulturore rinore, ku, pas ngjarjes së paraparë në foajenë e QKR-së, do të nisen drejt Kinemasë Frosina, ku do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Zaev dhe kryetares së KE-së, fon der Lajen.

Zëdhënësi i Komisionit evropian, Erik Mamer, paraprakisht paralajmëroi se Ursulla von der Lajen në Shkup do të bisedojë edhe për kontestin me Bullgarinë. Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Mamer nuk dha më shumë hollësi, dhe theksoi se pyetjet do të kenë përgjigje në konferencat për shtyp që do t’i ketë kryetarja e KE-së.

“Kryetarja shkon në Ballkanin perëndimor për ta konfirmuar përkushtimin e BE-së ndaj rajonit, këta janë partnerët e BE-së me të cilët kemi lidhje shumë të fuqishme dhe vizita do të jetë mundësi për të biseduar për këto marrëdhënie përfshirë edhe atë çështje bilaterale”, tha Erik Mamer, duke folur për kontestin me Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Fon der Lajen prej 28 deri më 30 shtator do t’i vizitojë të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Shefja e Komisionit  evropian do ta vizitojë rajonin një javë para Samitit BE-Ballkani perëndimor që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni me liderët e rajonit.

Nga Bashkimi Evropian insistojnë se ky samit nuk do të jetë “samit për zgjerim” por mundësi për t’u biseduar për marrëdhëniet e BE-së dhe rajonit. 



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë: Për gjashtë muaj 801 gjoba për drejtim të automjeteve pa leje për vozitje 8 July 2021
Kishte nisur një marrëdhënie të re, 49-vjeçarja vritet me çekiç nga ish i dashuri21 October 2021
Bizneset ndiejnë mungesën e parave të mërgimtarëve28 June 2021