Nga Vendi
28 September 2021
Xhaferi: Zgjatja e afatit të regjistrimit në duart e partive politike

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi sot se zgjatja e afatit të regjistrimit të popullsisë është në duart e partive politike dhe se Kuvendi nuk e ka problem fare që të mblidhet dhe të votoj ndryshimet e nevojshme.

Xhaferi u shpreh i prerë se për këtë së pari nevojitet një harmonizim i qëndrimeve mes subjekteve politike.

“Në rast se ka konsensus në mes subjekteve politike që janë pjesë e kuvendit dhe dalin me një propozim të harmonizuar mes vete. Pra kjo është punë e partive politike në rast se merren vesh mes vete”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, prej sot paraqitje për vaksinim edhe nëpër shtëpi26 July 2021
Filloi fushata zgjedhore në Maqedoni, të gjitha partitë të bindura në fitore28 September 2021
Shkodran Tolaj në mbështetje të Eli Farës pas skandalit të fundit: Kokën lart, jemi me ty 4 October 2026