Nga Vendi
29 September 2021
Oliver Varhelyi sot për vizitë zyrtare në Shkup

Erokomisionari për Zgjerim, Oliver Vahelyi sot pritet të vizitojë Shkupin. Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev për të diskutuar për zgjidhje rreth kontestit mes Sofjes dhe Shkupit, gjegjësisht zhbllokimin e rrugës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritarë me BE-në.

Varhelyi javën e kaluar ka vizatuar Bullgarinë, ku mes tjerash është takuar me presidentin bullgar Rumen Radev dhe ministrin teknik për Punë të Jashtme, Svetllan Stoev, ku është biseduar për heqjen e bllokadës bullgare dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Vizita e Varhelyi vjen një ditë pas vizitës së kreut të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila deklaroi se është optimiste për mbajtjen e mbledhjeve të para ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën, deri në fund të vitit.



Të ndryshme
Më shumë
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme30 April 2025
Ushtria e Maqedonisë deri në fund të vitit 2020 pjesë e KFORIT në Kosovë28 July 2020
Bekteshi: Maqedonia në të ardhmen do të jetë vend transit për gaz për vendet tjera22 September 2021