Nga Vendi
3 March 2026
Regjim i posaçëm trafiku në Shkup për shkak të vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në Shkup do të zbatohet regjim i posaçëm i komunikacionit, për shkak të vizitës zyrtare në Republika e Maqedonisë së Veriut të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Mark Rutte.

Sipas njoftimit zyrtar, më 03.03.2026, e martë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, SH.T. z. Mark Rutte, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

Për shkak të kësaj vizite, Njësiti për Siguri në Trafikun Rrugor do të ndërmarrë masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

Nga SPB Shkup u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga nëpunësit policorë, me qëllim të garantimit të mbarëvajtjes së sigurt dhe të pandërprerë të trafikut.

Autoritetet theksojnë se masat janë të përkohshme dhe do të zbatohen vetëm gjatë kohëzgjatjes së aktiviteteve zyrtare.



Të ndryshme
Më shumë
BDI: Vazhdimi i paraburgimit për Kreshnik Bekteshin përbën drejtësi selektive dhe hakmarrje politike30 April 2025
Maqedonia sot dhe nesër në fazën e verdhë, Ministria e Shëndetësisë me disa rekomandime30 July 2020
Bilall Kasami demanton bashkëpartiakët e tij Hoxha dhe Rexhepi: Qeveria ka mandat deri në vitin 202427 October 2021