Nga Rajoni
19 March 2026
Salianji: Nuk e përjashtoj kandidimin për kryetar të PD-së, kërkoj një opozitë të bashkuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një intervistë për Klan News komentoi zhvillimet e fundit politike dhe zgjedhjet e ardhshme brenda partisë. Ai deklaroi se “Nuk e përjashtoj kandidimin për kryetar të PD-së. Nuk ka rregulla loje. Nuk ka meritokraci sot në Partinë Demokratike.”

Salianji shtoi se shqetësimi i tij kryesor është si të bëhet PD fituese dhe jo të mbahen disa njerëz me privilegje, duke theksuar se lidershipi i partisë duhet të reflektojë. Ai gjithashtu kërkoi një opozitë sa më të bashkuar dhe shprehu mbështetjen e tij për demokratët, pavarësisht largimeve të disa figurave politike.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi më 16 mars që zgjedhja e kryetarit të ri të zhvillohet më 23 maj.

Burimi: Klan News



Të ndryshme
Më shumë
Franca shënoi Ditën e Bastijës me paradë madhështore ushtarake në Paris14 July 2026
VLEN: Open Balkan, kazinotë dhe korrupsioni janë trashëgimia e BDI-së 7 July 2025
Nënshkruhet marrëveshja për furnizimin e 40 mijë dozave të vaksinave kundër gripit sezonal në Maqedoni15 October 2021