Nga Vendi
29 September 2021
Kasami viziton fshatrat e Malësisë së Tetovës

Në vazhdën e kampanjës zgjedhore të Lëvizjes BESA, kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka vazhduar turin e tij me takime me vendbanimet e Tetovës. Fillimisht, kryetari Kasami vizitojë fshatin Llacë, më pas fshatrat e Malësisë së Tetovës. Vicë dhe Sellcë.
Në fshatin Llacë kandidati Kasami ka deklaruar se me ardhjen e tij në krye të komunës do t’i zgjidhë hallet e qytetarëve. “Ne nuk jemi vetëm për t’i dëgjuar hallet e tyre, por duhet të gjejmë edhe zgjidhje”, ka deklaruar Kasami.
Më tej, ai vizitojë edhe fshatin Vicë, nga aty Kasami përcolli këtë porosi: “Vërtetë rruga për në Vicë është e shkatërruar, por njerëzit e Vicës janë gjithë zemër. Rrugën do ta ndërtojmë, bashkë me të ardhmen e Tetovës”, tha kandidati Kasami.
Në fshatin Sellcë Bilall Kasami në takim me banorët, deklaroi se ka ardhur koha për të ndryshuar komunat tona me ka krejt.
“Sellca e cila duhej të ishte një paralagje moderne e Tetovës, ka ngelur pa ujë e me shkollë të shkatërruar. Ndryshimi filloj prej sot dhe prej këtu”, ka përfunduar Bilall Kasami.



Të ndryshme
Më shumë
Personazhet e Për’puthen në Tetovë reagojnë aktorët tetovar30 June 2021
Burrat tani po e mbajnë mjekrën kështu. Si ju duket? 8 July 2021
Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Covey në ditën e dytë të dëshmisë 1 October 2025