Sport
26 July 2021
Medalja e artë olimpike për Nora Gjakovën, Rama: Bravo yll

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë olimpike që e fitoi sot në “Tokyo 2020”.

Rama me anë të një shkrimi në Facebook e ka konsideruar yll xhudisten, e cila shkëlqeu për t’ia siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë pas asaj të Distria Krasniqit, përcjell Telegrafi.

“Yll, Bravo, Bravo, Bravo”, shkruan Rama.

Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique.

Kjo është medalja e tretë në histori për Kosovën, pas fitores së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Ky bashkëpunim nuk mu vlerësua”, Sabri Fejzullahu tregon pengun më të madh gjatë karrierës17 June 2021
Zgjedhjet, në mesnatë skadon afati për regjistrimin e personave me Kovid-19 dhe të izoluarit 8 July 2020
Maqedoni: Nga e hëna deputetët kthehen në punë në Kuvend27 August 2021