Nga Rajoni
22 July 2021
Vuçiq: Ta ndalojmë çmendurinë e së kaluarës, duhet kompromis me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë me të përditshmen gjermane “Handelsblatt”, tha se qëllimi i Serbisë është integrimi në Bashkimin Evropian, duke shtuar se nuk ka asnjë alternativë tjetër. Por ai theksoi se Kina është partner i rëndësishëm i Serbisë.

“Ne kemi vendosur – qëllimi ynë është dhe mbetet BE”, tha Vuçiq.

Kur u pyet për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiq tha se neovijtet kompromis për këtë çështje, transmeton Gazeta Express.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të ketë paqe të qëndrueshme. Serbia dhe unë duam paqe. Le ta ndalojmë çmendurinë e së kaluarës. Atëherë i gjithë rajoni mund të bëhet motor i rritjes së re për Evropën”, tha Vuçiq.

Vuçiq gjithashtu tha se nëse anëtarësimi i Serbisë në BE do të konkretizohej, Rusia nuk do të reagonte në si në rastin e Ukrainës.



Të ndryshme
Më shumë
Noizy paralajmëron diçka të madhe në gusht, për çfarë bëhet fjalë?25 March 2022
Lirohen zonat e zaptuara të plazhit, hiqen 799 shezlongë… 1 July 2021
MPB Maqedoni: Është gënjeshtër që nuk ka pasaporta29 June 2021