Nga Vendi
16 May 2025
Shkup – Aktakuzë ndaj 37-vjeçarit për përdhunim të dhunshëm në parking në Sopisht

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj një 37-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të përdhunimit dhe sulmit seksual, sipas nenit 186, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 21 shkurt të këtij viti, në mbrëmje, në një parking në komunën e Sopishtit. I dyshuari akuzohet se ka përdorur forcë fizike ndaj viktimës, duke vepruar kundër vullnetit të saj të shprehur qartë, për ta detyruar në marrëdhënie seksuale.

"Fillimisht ai filloi ta prekte viktimën pa pëlqimin e saj, ndërsa më pas u bë i dhunshëm pasi ajo e refuzoi. I akuzuari e goditi me grushte dhe shqelma, duke i shkaktuar dëmtime të dukshme fizike – përfshirë mavijosje, kontuzione dhe një thyerje të hundës", thuhet në deklaratën zyrtare të Prokurorisë.

Pavarësisht rezistencës së vazhdueshme të viktimës, e cila është përpjekur të largohet dhe ta ndalojë sulmin, i dyshuari e zhveshi me forcë dhe e detyroi të kryente aktin seksual.

Me aktakuzën e ngritur, Prokurori Publik i ka paraqitur Gjykatës edhe një propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin, që aktualisht ndodhet i ndaluar./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Maqedoisë: Do të vijnë ekspertë të huaj për të ndihmuar hetimin për zjarrin tragjik në Tetovë10 September 2021
Të dielën fillon regjistrimi i popullsisë në Maqedoni 3 September 2021
Asnjë përparim rreth dialogut në takimin dy ditor Kosovë-Serbi në Bruksel 8 July 2021