Nga Rajoni
29 September 2021
Vuçiqit i shfaqen probleme shëndetësore, anulon disa aktivitete

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, anuloi disa takime që kishte dje dhe sot për shkak të shëndetit.

Kjo është konfirmuar nga këshilltarja për media e presidentit serb.

“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë. Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, ka thënë ajo për Euronews, transmeton lajmi.net.

E pyetur nëse publiku duhet të shqetësohet, ajo u përgjigj negativisht.



Të ndryshme
Më shumë
Ngritet kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Strumicës 4 December 2025
Punësime të reja në tri ministri, ja pozicionet dhe pagat që ofrohen 7 July 2026
Modelja Zana Krasniqi: Unë besoj që Kosovën mundemi me e bo Zvicër12 October 2021