ShowBiz
29 September 2021
U kritikua veshja e Reneesë, Robert Berisha reagon i revoltuar

Pak ditë më parë nisi mësimi për shkollat fillore, e në mes fëmijëve që nisën mësimin ishte edhe Renee, vajza e Robert Berishës me Nora Istrefin.

Roberti ka publikuar fotografinë e Renée që tashmë gjashtë vjeçe e gjysmë është gati për të nisur rrugën e saj të dijes.

“Suksese qika jem dhe urime dita e parë. Të don babi shumë” – është shprehur ai.

Në rrjete sociale, qarkulloi për gjatë fotografia e Reneesë dhe ishte veshja e saj që u kritikua gjerësisht.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Roberti shumë i revoltuar për të gjitha komentet që ka lexuar.

Ai sqaroi se fotoja që ka publikuar është bërë para lagjes ku Renee jeton dhe jo në ditën e saj të parë të shkollës. Më tej thekson se shkolla që vajza e tij do të frekuentojë kërkon nga nxënësit që të veshin uniforma.

Në fund paralajmëron se nëse emri i vajzës së tij lakohet në tituj dhe si gjenerues komentesh, vetëm një “tag” nuk do të mjaftojë. /Prive.al



Të ndryshme
Më shumë
Valon Syla nervozohet, bërtet dhe kritikon aksion në veri: “Njësia Speciale veç ka nejt edhe ka hangër pashteta”28 September 2021
Kështu dukej Shkurte Fejza në lule të rinisë19 August 2021
MPB paralajmëron për mashtrime me gjoba të rreme, qytetarët të mos klikojnë në linke të dyshimta 5 May 2026