Nga Vendi
8 March 2026
Marshi i 8 Marsit në Shkup me mesazhe për barazi dhe të drejtat e grave

Në Shkup u mbajt marshi tradicional i 8 Marsit, ku qytetarë dhe aktivistë përcollën mesazhe për barazi gjinore dhe respektim më të madh të të drejtave të grave. Organizatorët theksuan se aktiviteti është një iniciativë qytetare dhe apeluan që të mos politizohet.

Sipas tyre, marshi ka për qëllim të ngrejë zërin kundër padrejtësive dhe pabarazive me të cilat përballen gratë në shoqëri. “Marshi është një protestë e pastër qytetare kundër fshirjes sistematike dhe shumëvjeçare të grave. Në të kanë të drejtë të bashkohen të gjithë qytetarët dhe qytetaret. Janë të ndaluara shenjat partiake dhe institucionale, sepse protesta është iniciativë qytetare dhe nuk duhet të politizohet”, thanë organizatorët.

Në marsh mori pjesë edhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili ishte i pranishëm në cilësinë e qytetarit.

Marshi organizohet çdo vit më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me synimin për të rikujtuar rëndësinë e barazisë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të grave dhe nevojën për të kapërcyer pabarazitë në shoqëri.



Të ndryshme
Më shumë
Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë19 August 2021
NATO: KFOR-i mbetet i gatshëm për çdo skenar sigurie në Kosovë15 September 2026
Ibra ka vendosur të qëndrojë te Milani31 July 2020