Nga Vendi
9 July 2020
697 persona të prekur nga Kovidd-19 dhe 9020 të sëmurë kronik do të votojnë më 13 korrik

Deri në mesnatë kur edhe skadoi afati, për votim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në KSHZ janë paraqitur gjithsejtë 697 të prekur nga Kovid-19 dhe persona në izolim dhe vetizolim. Për votim janë paraqitur edhe 9020 të sëmurë kronik.

Personat që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv ndaj Kovid-19 dhe personat të cilëve u është shqiptuar masa e vetizolimit me vendim të Inspektoratit shëndetësorë do të votojnë më 13 korrik në shtëpitë e tyre.

Personat, rezultatet e të cilëve do të jenë pozitiv pas 8 korrikut ose që do të hyjnë në vetizolim pas kësaj date, nuk do të mund të paraqiten për të votuar dhe të realizojnë të drejtën e tyre të votës.

Personat e sëmurë kronik do të votojnë më 14 korrik, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Edhe më tej vazhdon paraqitja për votim e personave që janë në arrest shtëpiak. Afati për këtë kategori përfundon më 11 korrik.
Në ditën e zgjedhjeve, më 15 korrik, vendvotimet do të hapen në ora 07:00, ndërsa votimi do të zgjas deri në ora 21:00, dy orë më shumë nga koha e rëndomtë e zgjedhjeve të mëparshme.



Të ndryshme
Më shumë
Uroi serbët për Vidovdanin, përplasje mes Çitakut dhe Grenellit në Twitter29 June 2021
Projektligji për kredinë 260 milionë euro kalon në komision mes akuzave për shkelje të rregullores21 May 2026
Veliaj kërkon monitorim ndërkombëtar të seancës gjyqësore, ngre dyshime për procesin ndaj tij në Gjykatë 1 May 2026