ShowBiz
27 December 2021
Iliri e thotë që tani: Pas Vitit të Ri këtu do bëhet nami

Mbasditen e sotme Iliri ka biseduar me Monikën për disa nga banorët.  “Këtu mbas Vitit të Ri do të bëhet nami”, tha Iliri. “Pse do të bëhet nami?”, e pyeti Monika. “Po se do të hiqen maskat, kushdo që i ka”, i tha Iliri.

Mbreme, banorët e “Big Brother VIP” kanë bërë disa dhurata për njëri-tjetrin me rastin e Krishtlindjeve. Siç askush nuk e priste, Iliri ka surprizuar Einxhelin.

Ai i ka dhuruar një filxhan të madh, shoqëruar nga një kartolinë ku shkruhet “Suksese në karrierë”. Einxhel është gëzuar shumë nga kjo surprizë, e cila simbolizon se raporti mes tyre do jetë më i mirë në vijim.

Kujtojmë se moderatorja dhe Iliri kanë pasur disa përplasje të ashpra bashkë. Kujtojme se  Mbrëmjen e djeshme sherri mes Antonelës dhe Big Mamës degradoi në atë masë saqë kjo e fundit mori vendimin për të dalë jashtë shtëpiësë.

Teksa vajzat po i bërtisnin njëra-tjetrës, Antonela u shpreh se këngëtarja e njohur e ka sharë në serbisht. Kaq mjaftoi që debati të arrinte kulmin dhe Big Mama t’i drejtohej Antonelës me fjalët “e ulët, legene, pise, 17 fytyrëshe, idiotja më e madhe, e degjenerime”.

Pas këtyre fjalëve, këngëtarja e njohur zgjodhi që të linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë pas përfundimit të këtij spektakli plot debate dhe emocione të forta, banorët kanë komentuar ngjarjet pikante.



Të ndryshme
Më shumë
Vrasja e Ivanoviqit, Trajkoviq thotë se ka ardhur ekspertiza nga Gjermania30 June 2021
Petkoviq: Borell do të flasë me Bidenin për takimin Kurti-Vuçiq15 June 2021
Me fotot ‘hot’ nga pushimet, Tea zbulon të dashurin e saj 6 September 2021