Nga Vendi
1 October 2021
Mariçiq: Regjistrimi është i suksesshëm

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq thotë se numrat e regjistrimit do të bëhen të ditura nga Enti Shtetëor për Statistika.

Ai u shpreh i kënaqur që është realizuar ky operacion dhe se janë regjistruar rreth 1.9 qytetarë.

“Urimet shkojnë për Entin Shtetëror për Statistika për shkak se bënë përpjekje maksimale që disa herë të shkojnë në disa vende dhe t’i bindin qytetarët të regjistrohen. Numri i qytetarëve që nuk janë përfshirë ose kanë refuzuar është i vogël”, tha Mariçiq.

Sa i përket vazhdimit të regjistrimit, ministri Mariçiq theksoi se ESHS e ka fjalën e fundi

“Regjistrimi shkoi me sukses për shkak se numrat tregojnë se bojkoti i regjistrimit nuk pati mbështetje”, u shpreh ai.



Të ndryshme
Më shumë
Daut Memishi takon mërgatën e Sllatinës: “Larg në kilometra, afër në vizion për Tearcën” 7 August 2025
Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta17 September 2021
Dje në Maqedoni janë aplikuar 18.877 vaksina17 August 2021