Sport
16 February 2026
Skandal te ekipi i yllit të Kombëtares shqiptare. Media britanike raporton për “takime sekrete” te Rangers F.C.

Një skandal ka shpërthyer në radhët e klubit skocez Rangers, ekip ku aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

Sipas raportimit të medias britanike The Sun, disa lojtarë të skuadrës dyshohet se kanë përdorur dhoma hoteli të rezervuara nën arsyetimin e seancave të fizioterapisë dhe rehabilitimit për t’u takuar me gra gjatë udhëtimeve të ekipit.

Por si doli në dritë çështja?

Raporti thekson se situata është zbuluar pasi partnerja e një prej futbollistëve ka informuar drejtuesit e klubit për tradhti të pretenduar. Kjo ka sjellë tension brenda ambientit të klubit dhe reagime të menjëhershme nga drejtuesit.

Sipas The Sun, një anëtar i stafit mjekësor është pezulluar përkohësisht, pasi dyshohet se ka ndihmuar në organizimin e rezervimeve të dhomave të hotelit. Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse ka një hetim të plotë të brendshëm apo sa lojtarë janë të përfshirë.

Në raportimin e medias britanike nuk përmendet emri i Nedim Bajramit dhe nuk ka asnjë informacion që e lidh atë me pretendimet e ngritura. Mesfushori shqiptar është pjesë e Rangers, por lajmi flet në mënyrë të përgjithshme për disa lojtarë të skuadrës.

Rangers nuk ka dhënë një reagim të detajuar publik mbi akuzat, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë zhvillime të tjera në ditët në vijim.

Gazetare Mirela Haxhiaj



Të ndryshme
Më shumë
Humbja e dëgjimit lidhet me përkeqësim më të shpejtë të kujtesës10 May 2025
Çerdhet rihapën dyert për më të vegjlit 9 September 2020
Nuk do të ju besohet! Inteligjenca artificiale regjistrohet si studente arti në një universitet në Vjenë10 June 2025