Nga Rajoni
1 October 2021
Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau gruan me 13 plumba

Bajram Velija, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij me 13 plumba, Armenda Aliu Velija, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook.

“Vrasësi i gruas së vet, Armenda Aliu Velija, u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata, ashtu si e kam propozuar në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, e ka dërguar porosinë në shoqërinë tanë: tash e tutje, vrasjet e grave do të dënohen maksimalisht. Përndryshe, ky vendim i guximshëm po e kthen besimin në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Koci.

Ngjarja kishte ndodhur në mbrëmjen gushtit të vitit 2019, në lagjen Ortakoll në Prizren.



Të ndryshme
Më shumë
A e dinit se fituesi i parë i Olimpiadës ishte shqiptar? 4 August 2021
Historia tronditëse e nënës që u vra barbarisht nga talibanët18 August 2021
“Mrizi i Zanave” sjell sofren më të madhe shqiptare për festat e Nëntorit – mbi 120 të ftuar në Shkodër, mes tyre edhe Presidentja e Kosovës27 November 2025