Nga Vendi
1 October 2021
Osmani: Maqedonia e Veriut prej sot në Dubai Expo

Nën moton “Mundësi të reja” dhe nën sloganin “Shtëpi në çdo hap” këtë vit Maqedonia e Veriut me pavijon të vet do të prezantohet në Dubai Expo, kumtoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Para më shumë se 190 vendeve dhe mbi 25 milionë vizitorëve, do t’i promovojmë mundësitë ekonomike, potencialin investues, atraksionet turistike, trashëgiminë e pasur kulturore dhe llojllojshmërinë etnike”, shkroi Osmani.

Shefi i diplomacisë shton se Maqedonia e Veriut do të jetë në qendër të opinionit botëror më 22 shkurt 2022, kur do të mbahet manifestimi qendror kulturor dhe biznes forum për promovimin e mundësive investuese.

“Përfitimet nga pjesëmarrja në Dubai EKSPO 2020 janë shumëdimensionale: ngritja e dukshmërisë së Maqedonisë së Veriut në korniza botërore; krijim i rrjetit të kontakteve të biznesit dhe mundësi për rritje të bashkëpunimit ekonomik me numër të madh të vendeve nga rajone të ndryshme të botës; tërheqje e investimeve të huaja, lehtësim i qasjes drejt tregjeve përfituese botërore”, thekson Osmani.



Të ndryshme
Më shumë
Bëhet thirrje që të mbytet ky insekt, kjo është arsyeja17 September 2021
Vetura merr flakë në lëvizje në autostradën Tetovë-Shkup, nuk ka të lënduar (foto)27 June 2020
MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar gjithsej 14.615 vaksina 2 July 2021