Teknologji
20 June 2026
Norvegjia kufizon inteligjencën artificiale në shkolla, ndalon përdorimin për nxënësit e vegjël

Qeveria e Norvegjisë ka vendosur të ndalojë pothuajse plotësisht përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale gjeneruese për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për moshat më të mëdha përdorimi do të lejohet vetëm me kufizime dhe nën mbikëqyrjen e mësuesve. Vendimi synon të mbrojë cilësinë e procesit mësimor dhe të shmangë varësinë nga teknologjia në të nxënit.

Kryeministri Jonas Gahr Støre deklaroi se masa vjen pas rënies së rezultateve në testet arsimore, duke theksuar se inteligjenca artificiale mund t’i shtyjë fëmijët të anashkalojnë etapa të rëndësishme të të mësuarit. “Gjëja më e rëndësishme në shkollë është që fëmijët tanë të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të bëjnë matematikë”, u shpreh ai.

Sipas rregullave të reja, nxënësit nga mosha 6 deri në 13 vjeç nuk do të përdorin, në përgjithësi, mjete të inteligjencës artificiale, ndërsa ata nga 14 deri në 16 vjeç do t’i përdorin vetëm me kujdes dhe nën drejtimin e mësuesve. Për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë, fokusi do të jetë në përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë për t’i përgatitur për studimet dhe tregun e punës.

Autoritetet norvegjeze kanë paralajmëruar gjithashtu shtim të investimeve për librat shkollorë, duke synuar rikthimin e tyre në qendër të procesit mësimor. Burimi: abcnews.al



Të ndryshme
Më shumë
Shqiptarët bëhen me 4 deputetë në parlamentin e Serbisë21 June 2020
BDI: Kujdesemi për Gostivarin, 130 milionë denarë për kanalizim fekal dhe amosferik 2 September 2021
Apple ka filluar të paguajë dëmshpërblime për ngadalësimin e qëllimshëm të telefonave10 January 2024