Nga Bota
22 June 2021
Pse u tërhoqën këto ushqime nga supermarketet në Zvicër

Dhjetë ushqime u tërhoqën nga raftet e rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në Zvicër me urdhër të autoriteteve shëndetësore, arsyeja është sepse ato përmbajnë nivele tepër të larta të plumbit, transmeton albinfo.ch.

Ato janë brendi “Subito” si rizoto parmigiano / tomate / asparagi / milanese dhe makarona “della nonna”, si dhe supë marokene “Bon Chef”, salcë kazimiri, përzierje për mish të grirë, gullash dhe salcë për makarona bolognese “alla soia”.

Përmbajtja e plumbit në këto produkte është më e lartë se maksimumi i lejuar nga ligji zviceran.

Meqenëse një rrezik shëndetësor nuk mund të përjashtohet, klientët që kanë blerë tashmë këto artikuj këshillohen të mos i konsumojnë më ato dhe t’i kthejnë në degën më të afërt për rimbursim.



Të ndryshme
Më shumë
Perinski: Shtatë projekte për Petrovecin, mbi 100 milionë denarë investime për zhvillimin lokal22 June 2026
Arsim Dalipi bashkohet me Besnik Asanin: “Ky është momenti i ndryshimit për Strugën”26 October 2025
Pas 50 vitesh, nis transformimi i madh i Çarshisë së Vjetër në Çair14 April 2026