Nga Bota
28 May 2020
Deklaratë kundërthënëse e komikes amerikane për Donald Trampin

Komikja Keti Grifin shkaktoi kundërthënie, pasi që kumtoi se presidenti amerikan, Donald Tramp duhet t’i injektojë vetes ajër me shiringë.

Kjo komike 59-vjeçare e komentoi “cicërimën” e korrespondentit të Shtëpisë së Bardhë në CNN, Xhim Akosta, ku shkruante: “Trampi në ngjarje për diabetin në Shtëpinë e Bardhë: ‘Nuk përdori insulinë. A duhet?’”.

“Shiringa me asgjë tjetër përveç ajrit do të kryejë punë. …. Trampin”, shkroi Grifin.

Përgjigja e saj ka të bëjë me embolinë, e cila u shkaktua nga fluska ajri të cilat hyjnë në sistemin qarkullues të trupit. Shiringë me tepricë të ajrit në vete mund t’i bllokojë enët e gjakut dhe të jetë fatale.

Mijëra përgjigje pohuan se Grifin i ka dërguar “kërcënim të drejtpërdrejtë” presidentit të SHBA-së.

Disa të tjerë e quajtën deklaratën e Ketit “të turpshme” dhe kërkuan të hetohet “cicërima” e saj.

Komikja tashmë ishte nën hetim të Shërbimit sekret për shkak të fotografisë së publikuar nga një kokë e rrejshme e hequr e presidentit në vitin 2017. Tani, shumica kërkojnë së Shërbimi sekret sërish të kyçet në hetim.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që e zhvilloi “Garancinë për të rinj”13 August 2021
Filipçe: Spitalet janë të stërngarkuar nga persona të cilët nuk janë të vaksinuar31 August 2021
SPB Tetovë: Gjoba për 17 shoferë të cilët në gjendje të alkoolizuar kanë drejtuar makinat27 September 2021