Nga Vendi
8 October 2021
Teuta Arifi në katër vitet e ardhëshme do ta rrisim raportin në pozicionet drejtuese në 50:50

Kandidatja për kryetar komune nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi në një takim që ka realizuar me forumin e gruas. “Barazia: Të drejta të barabarta, për mundësi të barabarta! ” ka shkruar Arifi.

Teura Arifi në këtë takim ka theksuar se në katër vitet e ardhëshme do të angazhohet në ritjen e përfaqësimit të grve në pozicion 50 me 50 shkruan TOP24.

“Për ta rritur shkallën e punësimit të grave nëpër fshatra, do të ofrojmë trajnime dhe programe të veçanta edukimi për të ofruar mundësi karriere në sektorin publik dhe privat.Së bashku me shkollat tona, universitetet dhe ekonominë, do të krijojmë program të veçantë për t’i motivuar vajzat dhe gratë e reja për edukim teknik dhe karrierë.Më tej, ne do t’i shtojmë përpjekjet tona për t’i mbrojtur gratë nga dhuna në familje duke instaluar linjë anonime të ndihmës dhe duke ndërtuar një shtë- pi të sigurt për gratë në Tetovë. Aty gratë do të mund të gjejnë strehim dhe mbrojtje të menjëhershme.” ka shkruar Teuta Arifi në profilin e saj në FB.



Të ndryshme
Më shumë
“Qëlloni pa paralajmërim këdo që shkel kufirin”, masat anti-Covid në Korenë e Veriut 2 September 2020
“Ta marrë edhe fëmijën me vete”, kërkesa e çuditshme e personazhit publik për të qenë pjesë e BB VIP Albania 1 October 2021
Ashley tregon gjoksin, për herë të parë në Francë 1 July 2020