Nga Vendi
6 August 2020
Tejkaluan autorizimet duke ushtruar dhunë, padi penale për 6 policë nga Shkupi

Deri tek Prokuroria Publike janë parashtruar padi penale kundër gjashtë nëpunësve të policisë të punësuar në SPB Shkup. Të njëjtit dyshohet se me 18 maj të këtij viti kanë shkelur nenin 143 të Kodit Penal, respektivisht kanë kryer vepër penale “maltretim gjatë ushtrimit të detyrës”.

“Pas kontrolleve të bëra dhe qasjes në kamerat e sigurisë është konstatuar se ngjarjes i ka paraprirë ngjarje tjetër penale-juridike, pas së cilës i dëmtuari është lidhur me pranga dhe ndaj tij pa bazë është përdorur forcë policore, me të cilat janë tejkaluar autorizimet policore”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kundër nëpunësve policorë të denoncuar sipas kumtesës, është ngritur edhe procedurë për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore në MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe paralajmëron vaksinim edhe në terren23 June 2021
Konsulli i Kosovës në vizitë në Çashkë, bashkëpunim dhe mbështetje për nxënësit24 April 2026
E rëndë/ Vdekja e foshnjës në Gjinekologji në Shkup dyshohet të jetë neglizhencë mjekësore, rasti u fsheh për dy muaj16 December 2025